KreuCelebrity

Argjend Lloga rikthehet me një projekt të ri muzikor! E dëgjuat “Lule Katalea”?

Këngëtari i njohur Argjend Lloga, i njohur më së shumti për super hitin e tij “Loti i Verbër”, ka ardhur pranë gjithë artdashësve të tij me një projekt të ri muzikor. Kënga e tij e re titullohet “Lule Katalea” dhe deri tani është pritur mjaft mirë nga fansat e shumtë të këngëtarit.

Argjend Lloga rikthehet me një projekt të ri muzikor! E dëgjuat

Këngëtari prej vitesh 13 vitesh jeton në Amerikë dhe së fundmi në një intervistë për revistën “Bordo” ka rrëfyer se si është ndërtuar jeta e tij atje.

Argjend Lloga rikthehet me një projekt të ri muzikor! E dëgjuat

“Fillimisht unë kam emigruar në Amerikë duke menduar për të ardhmen e fëmijëve, që ata të zhvillohen atje me të gjitha mundësitë që ai vend të ofron. Sigurisht që fillimi ka qenë i vështirë, me sakrifica, jam marrë me punë të ndryshme, derisa krijova lidhjet e mia për t’ju përkushtuar muzikës.

Ky kalvar sakrificash prej emigranti ka zgjatur për pesë vite, dhe vetëm më pas m’u krijuan kushtet dhe mundësitë për t’u marrë me muzikën. Rrugën e muzikës atje e gjeta me mbështetjen e disa miqve të mi në SHBA, njëri prej të cilëve është Kujtim Fundiqi, pronar i një lokali në Bronx, Nju-Jork, vend ku prej 9 vitesh punoj si menaxher dhe këngëtar, ku shpesh ftoj artistë të ndryshëm nga Shqipëria, duke dhuruar mbrëmje të bukura për publikun shqiptar që jeton aty”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF