KreuCelebrity

Kush ishte brunia misterioze që takoi Matthew Perry dy orë përpara vdekjes?

Kush ishte brunia misterioze që takoi Matthew Perry dy orë

Pak përpara vdekjes së tij të papritur, aktori i njohur amerikan Matthew Perry ishte shfaqur në publik me një femër misterioze, me të cilën drekoi në hotelin Bel-Air në Los Angelos.

Kush ishte brunia misterioze që takoi Matthew Perry dy orë

Në dy foto të siguruara nga TMZ shihet ylli i “Friends” i veshur me të zeza teksa po bisedonte i ulur në një tryezë me femrën në fjalë. Sipas gazetës, ai ishte aq i përfshirë në diskutimin e tyre saqë mezi preku ushqimin apo pijen e tij.

Kush ishte brunia misterioze që takoi Matthew Perry dy orë

Te shtunën pasdite Perry qe kthyer në shtëpinë e tij në Kaliforni ku ka luajtur me top. Dy orë më vonë asistenti i tij personal e gjeti atë të të zhytur në një vaskë në banjon e tij.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angelosit i tha “Page Six” të hënën se zjarrfikësit iu përgjigjën rezidencës së aktorit në orën 16:07, ku thanë se e kanë gjetur aktorin pa ndjenja në një vaskë të nxehtë xhakuzi. Ende nuk është zbuluar shkaku i vërtetë i vdekjes së aktorit edhe pse autoritetet po hetohet ende për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF