Keishli ka dhënë së fundmi një intervistë për kanalin YouTube të revistës, “Bordo”, ku ka rrëfyer shtatzëninë e dytë, por edhe disa sekrete influencerash.
Keishli, përshëndetje!
Keishli: Përshëndetje Bordo!
-Në çfarë ore je zgjuar sot?
Keishli: Në 8:30.
-Çfarë konsumon në mëngjes?
Keishli: Në mëngjes drithëra me kos, edhe vitaminat e shtatzënisë.
-Cili është ushqimi yt i preferuar?
Keishli: Ka shumë, sidomos tani në këtë moment që po grij për të ngrënë. Ka shumë opsione.
-Po tani që je shtatzënë, për çfarë ke më shumë neps?
Keishli: Për ‘Junk Food’. Tip sufllaqe, hamburger, ‘pisllëqe’.
-Si ishte momenti kur pe testin e shtatzënisë pozitiv?
Keishli: E prisja faktikisht se isha në limitet e ditëve të mia, por gjithmonë është një surprizë e bukur.
-Me kë e ndave lajmin në fillim?
Keishli: Me të zotin e punës. Egri.
-Si ishte reagimi?
Keishli: ”Joo, prapë?!
-Pse ke vendosur që mos ta ndash gjininë e bebit?
Keishli: Mendoj që është një surprizë e bukur për të gjithë ata që më ndjekin, duke qenë se tani jemi bërë një familje e madhe, edhe pse jo.
-Çfarë të bën më tepër të lumtur këto ditë?
Keishli: Të flejë Soleni ca orë më shumë gjumë.
-Cili është produkti i kozmetikës, që do ta kesh gjithmonë me vete?
Keishli: Lip Plumper.
-Çfarë ke shtuar ose ndryshuar në rutinën e mirëmbajtjes së lëkurës gjatë shtatzënisë?
Keishli: Kam hequr shumë produkte që janë të ndaluara gjatë shtatzënisë, si puna e Retinolit edhe kremrave me acide. Kam vënë disa që janë të përshtatshme për periudhën e shtatzënisë. Gjysma e rutinës literalisht.
-Cila është këshilla më e mirë që ke për nënat në pritje?
Keishli: Mos u stresoni. Mos dëgjoni të gjithë pseudoekspertët e gjidhënies, lindjes, gjumit, sepse instikti i nënës është i pagabueshëm.
-Çfarë aktiviteti fizik po bën tani gjatë shtatzënisë?
Keishli: Palestër, punë shtëpie, merrem me Solenin. Të gjitha nga pak.
-Çfarë ke mësuar më tepër për veten që kur u bëre nënë për herë të parë?
Keishli: Që mund t’ia dilja, edhe me një person shtesë në shtëpi. Tani do bëhen dy, kështu që kemi akoma rezerva energjie.
-Cila është dhurata më e bukur që mund t’i bësh një vajze shtatzënë?
Keishli: T’ia lësh shtëpinë në rregull, ushqimin gati, që kur të çohet të mos çohet me dopio hormone, i mjafton një dozë hormonesh.
-Cila ka qenë fjala e parë e Solen?
Keishli: Baba, normalisht. E famshmja fjalë.
-Çfarë i pëlqen Solenit të veshë më shumë?
Keishli: Solenit i pëlqen të rri zhveshur faktikisht, se është gocë deti, edhe do vetëm kështu, një palë rroba banjo edhe të marri rrugët.
-Kush është më shumë i emocionuar për ardhjen e pjesëtarit të katërt?
Keishli: Që të gjithë. Edhe jemi shumë kuriozë se si do të jetë në krahasim me Solenin.
-Më mirë taka apo të sheshta?
Keishli: Taka, gjithmonë taka shumë të larta.
-Veshje seksi apo sportive?
Keishli: Të dyja.
-Cili është personazhi yt i preferuar televiziv?
Keishli: Te shqiptarët, Blendi Fevziu. Si shumica. Te të huajt nuk e di ka shumë. Por do më pëlqente Maria De Filippi për shembull, ta fusja në këtë grupin e ‘Fevzes’.
-Cili është komenti më i shëmtuar që ke marrë në rrjetet sociale?
Keishli: Nuk është se e ndaj dot më të shëmtuarin, por ka kohë që nuk marr shumë të shëmtuar. Më janë bërë kështu si normale tani, dhe kur vjen ndonjë tek-tuk.
-Cili është sekreti për të ruajtur një marrëdhënie të shëndetshme me partnerin, edhe pasi bëhesh prind?
Keishli: T’ia lësh fëmijët njëherë në kaq gjysheve, edhe t’ia mbathësh.
-Për çfarë debatoni më shumë me njëri-tjetrin?
Keishli: Për punët e shtëpisë, asgjë tjetër.
-Na zbulo një gjë që ju acaron më shumë te njëri-tjetri?
Keishli: Mua më acaron që Egri është shumë i qetë, Egrin e acaron që unë jam shumë hiperaktive. Dy ekstremet tona, por mendoj që sa na acaron aq edhe na pëlqen.
-Më mirë bashkëjetesë apo martesë?
Keishli: Bashkëjetesë. Ne nuk jemi martuar.
-A do të jetoje me prindërit e partnerit?
Keishli: Jo. E di vjehrra ime, që nuk do jetoja.
-Cila është dhurata më e bukur që ke marrë nga Egri?
Keishli: Soleni, edhe bebi tjetër.
-Si është të udhëtosh bashkë me fëmijë të vegjël?
Keishli: Varet në çfarë periudhe. Muajt e parë ka qenë shumë e lehtë, se Soleni ka qenë me qumësht gjiri, edhe thjesht merrja ato rrobat për t’u ndërruar, e fusja në karrocë edhe aty ku e lije aty e gjeje prapë. Ndërsa tani që ajo lëviz, do të eksplorojë është pak e vështirë, por jo e pamundur.
-Je nga ato mamat që bën ekon çdo muaj?
Keishli: Jo. Sidomos me të dytin ja kam pirë lëngun atij muhabeti.
-E ke bërë gati çantën e maternitetit?
Keishli: Jo. As herën e parë nuk e bëra vetë çantën, thjesht i thashë mamit kjo është detyra jote, as nuk dua ta mendoj fare si proces, do iki të mbaroj punë edhe kaq. Edhe rezultoi që te çanta kishte vetëm veshje pasarele për Solenin, edhe përfunduam të prisja deri sa të vinin rrobat e mia.
-Ushqyerje me gji apo artificial?
Keishli: Soleni është ushqyer me gji deri në muajin e 9-të, edhe pastaj e la vetë. U detyrova që për disa muaj t’i jepja qumësht formulë. Po për mua nuk është se paragjykoj nënat, që ushqejnë me qumësht formulë. Si ta kenë.
-Pro apo kundër lindjes cezariane?
Keishli: Kundër, totalisht kundër.
-Blerja më e shtrenjtë që ke në gardërobë?
Keishli: Çantat. Çantat janë blerjet më të shtrenjta që blej gjithmonë në gardërobë.
-Po më e lira?
Keishli: Xhinglat. Këto vathë, varëse, byzylykë. Duke qenë se i ndërroj shpesh, edhe nuk dua të na vrasin.
-Ke blerë ndonjëherë te tregu i rrobave të përdorura ose siç thuhet ‘thrift’?
Keishli: Ua normalisht.
-Cili nga aksesorët që ke vënë sot ka një domethënie shpirtërore për ty?
Keishli: Unaza që më ka bërë Egri kur më propozoi.
-A ka një bloggere shqiptare ose të huaj nga e cila ti frymëzohesh?
Keishli: Unë e kam nisur frymëzimin tim me Chiara Ferragni, kështu që ajo do të vazhdojë të jetë gjatë gjithë kohës një nga frymëzimet e mia më të mëdha, por gjatë rrugës ka patur dhe shumë të tjera që janë shtuar. Gjithmonë të huaja, por nuk po filloj listën e gjatë.
-Keishli, faleminderit!
Keishli: Ishte një kënaqësi.



















