KreuCelebrity

Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës!

Pozicioni i fjetjes është një nga përcaktuesit e rehatisë gjatë natës për shumë persona. Nëse do i ndanim njerëzit në grupe do të thoshim se disa njerëz flenë në kurriz, të tjerë në anë e të tjerë barkas.

Më shumë se 60% e të rriturve në Evropë flenë në njërën anë të trupit të tyre, por kjo nuk është shumë e këshillueshme. Megjithëse mund të preferoni njërin më shumë se tjetrin, ekspertët këshillojnë vetëm një si pozicionin më të përshtatshëm të gjumit.

Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë

Mbi këtë çështje kanë dhënë faktet e tyre mjekë e shkencëtarë, të cilët bien dakord se fjetja me shpinë është më e favorshmja për shëndetin. Nëse flini në këtë pozicion ruani shtyllën kurrizore, largoni dhimbjet e kokës, nuk ushtroni presion mbi kraharor dhe lironi sinueset.

Një tjetër vlerë e të fjeturit në shpinë lidhet edhe me bukurinë e jashtme. Në këtë mënyrë sipas ekspertëve nuk do të keni irritime apo rrudha në fytyrë. Ku thuhet se fjetja në shpinë me të dyja duart e ngritura lart ndihmon në parandalimin e dhimbjes trupore. Fjetja në shpinë ka edhe shumë vlera të tjera, që ndikojnë menjëherë trupin tuaj.

Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë

Për shembull mund të ndihmojë me simptomat e acidit refluks dhe parandalon fryrjen e fytyrës në mëngjes. Duke bërë kështu që të keni më pak dhimbje koke apo faqe nga presioni i ushtruar. Edhe kur vjen puna te fëmijët apo bebet, ekspertët këshillojnë këtë pozicion fjetje. Sipas tyre fjetja në shpinë, ndihmon rrugët e frymëmarrjes së bebes dhe nuk lejon që hunda apo goja të mbushen me baktere e të shtypen.

Një tjetër vlerë interesante e këtij pozicioni fjetje është se mund të zgjoheni më herët në mëngjes, pasi keni më shumë gjasë të shikoni dritën e mëngjesit. Në vend që të jeni të mbuluar nga jastëkët dhe mbulesat e tjera, zgjimi me fytyrën nga dielli do të jetë më i këndshëm.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF