KreuCelebrity

Reagon Robert De Niro pas akuzave për abuzim të ish-punonjëses!

Aktori legjendar Robert De Niro, një nga më të mirët e gjeneratës së tij dhe i konsideruar nga kritika si një nga më të mirët në histori, është përfshirë në një çështje ligjore me ish-asistenten e tij që mund t'i kushtojë miliona dollarë.

Reagon Robert De Niro pas akuzave për abuzim të ish-punonjëses!

Lajmi është bërë i ditur nga “Radar Online”, e cila thekson se beteja ligjore mes aktorit dhe ish-punonjësit të tij, Graham Chase Robinson, bazohet në ofendimet e aktorit ndaj saj. Graham Chase Robinson po kërkon 12 milionë dollarë dëmshpërblim.

Reagon Robert De Niro pas akuzave për abuzim të ish-punonjëses!

De Niro pas këtyre akuzave ka reaguar, duke kritikuar ish-asistenten e tij. Juria po shqyrton gjithashtu provat në lidhje me një padi të ngritur kundër Robinson nga De Niro në të cilën aktori pretendon se ajo ka vjedhur gjëra prej tij.

De Niro po kërkon gjithashtu kthimin e tre viteve të pagës së Robinsonit. “Unë kurrë nuk kam qenë abuziv me të”,  u shpreh ndër të tjera.

Reagon Robert De Niro pas akuzave për abuzim të ish-punonjëses!

Kujtojmë që Chase Robinson e akuzoi Robert De Niron se ishte një shef i keq dhe se kishte krijuar një mjedis toksik për të. Përveç kësaj, u zbulua një bisedë mes aktorit dhe të dashurës së tij, Tiffany Chen, në të cilën Robert De Niro tha, duke iu referuar Robinson. "Kush dreqin mendon ajo se është?", deklaroi ai.

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF