KreuCelebrity

Neymar dhe Bruna Biancardi i japin fund lidhjes pak javë pasi u bënë prindër!

Lidhja mes Neymar Jr, 32 vjeç dhe Bruna Biancardit, 29 vjeçe, ka marrë fund pak javë pasi ata mirëpritën në jetë vajzën e tyre. Ky lajm është bërë i ditur nga gazetari Thiago Sodré për “Correio Braziliense”, i cili po ashtu konfirmon se ata ruajnë një marrëdhenie të mirë për të rritur vajzën e tyre Mavie, e cila erdhi në jetë më 6 tetor.

Neymar dhe Bruna Biancardi i japin fund lidhjes pak javë pasi u

Arsyeja e ndarjes thuhet se janë rastet, si tradhtitë dhe festat nga sulmuesi në rezidencën e tij në Mangaratiba, në Costa Verde të Rio de Janeiro.

Ata filluan të takoheshin në prill të vitit 2022. Në gusht të të njëjtit vit, ata i dhanë fund lidhjes së tyre, ndërkohë që në janar 2023, ata u rikthyen sërish bashkë dhe brenda një kohe të shkurtër njoftuan se do të bëheshin prindër.

Neymar dhe Bruna Biancardi i japin fund lidhjes pak javë pasi u

Në korrik, Fernanda Campos zbuloi në internet se kishte një lidhje me Neymar dhe se të dy kishin qenë bashkë edhe në ditën e Shën Valentinit. Në atë kohë, futbollisti kërkoi një falje publike për të dashurën e tij të atëhershme, Bruna Biancardi. Më vonë, u shfaqën thashetheme të reja për tradhti.

Neymar dhe Bruna Biancardi i japin fund lidhjes pak javë pasi u

Një muaj më parë u zbuluan imazhe të Neymar duke shijuar një natë në një klub nate në Barcelonë, Spanjë, me disa vajza të tjera. Videoja bëri që partnerja e tij të heqi unazën e fejesës. Tashmë ata nuk ndiqen më as në Instagram.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF