KreuCelebrity

Dënon sulmin e Izraelit; Angelina Jolie: Gaza po bëhet një varr masiv. Liderët botërorë janë bashkëpunëtorë!

Aktorja Angelina Jolie ka kritikuar ashpër Izraelin pasi bombardoi kampin e refugjatëve Jabalia, një qytet që ndodhet katër kilometra në veri të Gazës, ku qindra njerëz kanë vdekur. Aktorja me anë të një postimi në Instagram ka shprehur neverinë e saj për situatën, teksa ka ndarë një imazh të rrënojave të kampit të refugjatëve, ka përplasur kundër ofensivës izraelite në Palestinë.

 “Ky është bombardimi i qëllimshëm i një popullate të bllokuar që nuk ka ku të ikë”, shkroi Jolie.“Gaza ka qenë një burg në ajër të hapur për gati dy dekada dhe po bëhet me shpejtësi një varr masiv. 

Dënon sulmin e Izraelit; Angelina Jolie: Gaza po bëhet një varr

40 për qind e të vrarëve janë fëmijë të pafajshëm. Familje të tëra vriten. Bota po dëshmon që me mbështetjen aktive të shumë qeverive, miliona civilë palestinezë, miliona civilë palestinezë (fëmijë, gra, familje) po ndëshkohen dhe dehumanizohen kolektivisht, privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Dënon sulmin e Izraelit; Angelina Jolie: Gaza po bëhet një varr

"Duke refuzuar të kërkojnë një armëpushim humanitar dhe duke bllokuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të vendosë një të tillë për të dyja palët, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime”, shkuan aktorja.

Dënon sulmin e Izraelit; Angelina Jolie: Gaza po bëhet një varr

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF