KreuCelebrity

Një muaj pasi lindi vajza, çifti i njohur i jep fund lidhjes!

 

Një muaj pasi lindi vajza, çifti i njohur i jep fund lidhjes!

Thonë fëmija e forcon lidhjen në cift, por ky nuk ishte rasti i Neymar dhe Bruna Biancardit. Dyshja e njohur kanë vendosur të ndajnë rrugët. Lajmi është konfirmuar nga mediat brazilianet që theksojnë se mes tyre tashmë ka vetëm një marrëdhënie të përzemërt për të rritur vajzën e tyre Mavie, e që lindi thuajse një muaj më parë.

Një muaj pasi lindi vajza, çifti i njohur i jep fund lidhjes!

Arsyeja e ndarjes thuhet se janë përplasjet e shumta patën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, duke shtuar këtu dhe lajmet për tradhti.

Biancardi është një ndikuese dhe modele me më shumë se 3.8 milionë ndjekës në Instagram. 29-vjeçarja nga Sao Paulo është gjithashtu një sipërmarrëse pasi ka markën e saj të veshjeve.

Një muaj pasi lindi vajza, çifti i njohur i jep fund lidhjes!

Dyshja thuhet se filloi lidhjen në vitin 2021, por e mbajtën larg syrit të publikut për muaj të tërë. Të dy njoftuan lidhjen e tyre në janar 2022, duke zbuluar se janë fejuar. Neymar nga ana  etij, ka edhe një djalë 12-vjeçar, i cili quhet Davi Luca.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF