Martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck erdhi si një surprizë, pavarësisht faktit se ata ishin fejuar më parë dhe ishin lidhur për një periudhë të konsiderueshme kohe në fillim të viteve 2000.
Ashtu si në jetën reale, pak njerëz kanë një shans të dytë me ish-in, por ata pasi patën marrëdhënie të mira me të tjerët, në të cilat u bënë edhe prindër, u bënë bashkë dhe i thanë “Po” njëri-tjetrit në 2022.
E teksa Lopez ende mahnit fansat e saj me postimet në Instagram, duke treguar fizikun e saj të jashtëzakonshëm, ajo ka zbuluar se nuk janë komentet e të huajve ato që përmirësojnë vetëvlerësimin e saj, por fjalët e dashura të bashkëshortit të saj.
Ajo ia ka atribuar ndjenjat e saj të vetëbesimit në trupin e saj Affleck-ut, duke thënë se ai e bën atë të ndihet më e bukur se kurrë. Jennifer Lopez së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën Vogue, ku ka folur për martesën e saj dhe se si po përqafon kapitullin e ri në jetën e saj personale.
-
E patë Jennifer Lopez me fustanin jeshil? Një YLL!
31 Tetor, 10:32
“Çdo pjesë e imja, trupi im, zëri im, zgjedhjet e mia, madje edhe gabimet e mia... të gjitha këto më bënë kjo që jam dhe më cuan këtu ku jam sot”, tha Lopez për Vogue. “Më në fund jam në pikën që të dua çdo pjesë timen.
Ai më ka ndihmuar të kuptoj vlerën time dhe të di vlerën time. Ndihem edhe më e relaksuar dhe rehat, gjë që më bën të ndihem edhe më bukur se sa jam ndjerë ndonjëherë me dikë tjetër”.