KreuCelebrity

54 vite diferencë; Al Pacino zbulon shumën mijëradollarëshe që do t’i japë çdo muaj 29-vjeçares, për djalin!

Al Pacino është urdhëruar nga një gjykatë e Los Angelos që t'i paguajë të dashurës së tij, Noor Alfallah, mbi 30 000 dollarë në muaj si mbështetje për djalin e tyre.

54 vite diferencë; Al Pacino zbulon shumën mijëradollarëshe

Përveç kësaj, ai duhet të bëjë një pagesë paraprake prej 110 000 dollarë, të mbulojë 13 000 dollarë për një infermiere natën dhe të paguajë për çdo shpenzim mjekësor që nuk mbulohet nga sigurimi shëndetësor.

Për më tepër, atij i kërkohet të depozitojë 15 000 dollarë në vit në një fond arsimor për djalin e tij më të vogël. Marrëdhënia e tyre filloi gjatë pandemisë COVID-19 dhe Noor Alfallah mbeti shtatzënë, pavarësisht se nuk e kishin planifikuar. Ata u bekuan me njw djalw, i cili lindi në qershor 2023.

54 vite diferencë; Al Pacino zbulon shumën mijëradollarëshe

“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë”, tha një burim për “Page Six”. "Ajo shoqërohet kryesisht me burra të moshuar shumë të pasur. Ajo ishte me Mick Jagger për një kohë, dhe më pas u takua me Nicholas Berggruen.

“Diferenca në moshë nuk duket se ka qenw problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj". Alfallah bëri kërkesë për kujdestarinë e djalit të tyre në shtator, edhe pse besohet se ata janë ende bashkë, por ende nuk dihet arsyeja e kësaj lëvizje ligjore.

Al Pacino, i cili ka fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme, e quajti djalin e tyre të porsalindur si një mrekulli "shumë të veçantë".

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF