KreuCelebrity

Ekskluzive/ Një editorial mode nga Eranda Libohova!

Ekskluzive/ Një editorial mode nga Eranda Libohova!

Nga Ilda Lumani

Fotografia: Leo Arapaj

Eranda Libohova është një nga artistet më të mira shqiptare, për mua personalisht një nga zërat më të bukur. Këngët e saj, thuajse të gjitha superhite, kanë zënë vend në memorien e audiencën, dhe kanë shoqëruar momentet e jetës së çdo shqiptari; nga ato romantiket si “Buzët më ishin tharë” tek ato entuziaste “Rroftë dashuria”, këngët me temë sociale “Kthehu për vete për mua”, mandej këngët popullore, që nuk ka trevë që s’rri bukur në gojën e Erandës; qofshin këngë tironse, këngë jugu, apo motive Shkodre.

Ekskluzive/ Një editorial mode nga Eranda Libohova!

Megjithatë, pavarësisht se kjo intervistë sjell Erandën në këtë fazë të karrierës së saj, spunton për këtë editorial e mora nga tjetër arsye. Teksa u takuam pak muaj më parë në një event në Tiranë, ajo që më la mbresë ishte ‘look-u’ i Erandës. E dallueshme nga të gjithë personat që ishin prezent aty, interesante padyshim, e guximshme dhe frymëzuese. E tillë në fakt ka qenë ngaherë Eranda, me veshjet e saj, në skenën e Festivalit, në klipe, e edhe kur e takon në një ditë të zakonshme. Teksa e sheh nga larg, apo e përshëndet, do të marrësh kohë për të parë me detaje kombinimet që bën. Dhe në të gjitha rastet mund të thuash me bindje se këtë ndërthurje stili, nuk e ke parë diku më parë! Ndaj, Eranda Libohova këtë herë vjen në BORDO si kurrë ndonjëherë, si një Fashion Icon, në një editorial të konceptuar nga vetë ajo!

Ekskluzive/ Një editorial mode nga Eranda Libohova!

Sezoni i verës ishte tejet i mbushur me aktivitete për ty. Ka një koncert që doje ta veçoje?

Atmosfera e ‘live-it’ është adrenalinë që të mban në ajër, kështu që kudo ku kam kënduar kam në kujtesë vetëm fytyra të lumtura, që këndojnë bashkë me mua. Pyetja juaj rreth koncertit sapo i parapriu projekteve të mia, pasi me shpresë që gjithçka të shkojë ashtu siç dua dhe siç unë e kam projektuar në kokën time, vitin e ardhshëm do të realizoj një koncert recital, si dhuratë për të gjithë dashamirësit e mi besnikë ndër vite.

Sërish me Genti Lakon, një kompozitor që keni realizuar disa hite. Fansat tuaj duhet të përgatiten për një tjetër super hit? Ke menduar një klip apo festival për prezantimin e tij?

Me Gentin kam patur shumë bashkëpunime dhe duke qenë se çdo projekt me të ka rezultuar që është kthyer në hit, pse jo të mos krijojmë një tjetër hit. Kam disa këngë të reja në proces e sipër dhe tani të shohim se çfarë impakti do të kenë te publiku, por unë kam bindjen dhe intuitën që do jenë të suksesshme.

Ekskluzive/ Një editorial mode nga Eranda Libohova!

Festivali në RTSH të josh? Do ta prekesh Eurovisionin?

Mendoj që klipet janë mënyra më e shpejtë për t’u bërë kënga e njohur, dhe nuk besoj se ka ‘urë’ më të mirë se këngën ta sjellësh nëpërmjet një klipi të bukur, të kuruar që ajo të kthehet në hit. Festivalin nuk e kam objektiv, dhe ndoshta mund t’ju duket e pabesueshme por nuk e kam patur asnjëherë qëllim në vetvete që do të marr pjesë në Festivalin e Fundvitit që të shkoj në Eurovision. Nuk e di pse, por asnjëherë nuk ka qenë as Festivali, as Eurovisioni në pikësynimet e mia.

A ke një ëndërr në muzikë që nuk e ke realizuar?

Nëse një koncert recital mund ta quajmë ëndërr, atëherë le të jetë kjo. Sepse në gjithë karrierën time, është e vetmja gjë që i mungon portofolit tim. Uroj shumë ta realizoj vitin që vjen. Të kryqëzojmë gishtat! (qesh)

Ekskluzive/ Një editorial mode nga Eranda Libohova!

Po një këngë, që thua kam bërë gabim që e kam kënduar?

(Qesh) Po, e kam dhe më vjen për të qeshur sa herë e kujtoj. Është kënga “Më nga mu”, që është dhe me klip në YouTube, por unë nuk e kam përfshirë në kanalin tim, sepse nuk e gjej veten fare tek ajo këngë.

Cili është bashkëpunimi më i veçantë që ke bërë?

Bashkëpunimi më i veçantë, ndoshta nuk ka ardhur akoma…

Ndërkohë i je kthyer incizimit për këngë të reja..? Ku dhe në ç’mënyrë do të shohë së shpejti publiku yt?

Publiku im do më shohë së shpejti me tre projekte. Dy këngë janë me dy këngëtarë të muzikës popullore, Valbona Halilin  dhe Xhavid Dedej. Të dy këta artistë janë këngëtarë shumë të mirë të muzikës popullore, zhaner që edhe mua më pëlqen shumë dhe e lëvroj në gëzimet e ndryshme familjare të publikut tim. Ndërsa projekti, apo kënga e tretë, që vjen së shpejti është një bashkëpunim me këngëtarin Erik Lloshi.

Ekskluzive/ Një editorial mode nga Eranda Libohova!

Ekskluzive/ Një editorial mode nga Eranda Libohova!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF