Jennifer Lopez shpreh hapur se sa shumë e dashuruar është me bashkëshortin e saj Ben Affleck. Në një intervistë të re me Vogue, ylli zbuloi se aktori dhe sipërmarrësi e ndihmoi të kuptojë dhe njohë vlerat e saj.
“Ndihem edhe më e relaksuar dhe komode, gjë që më bën të ndihem edhe më e bukur se sa kam qenë ndonjëherë me dikë tjetër ”, tha Lopez.
Ylli i “Marry Me” tregoi gjithashtu se ka arritur një fazë në jetën e saj ku e do çdo pjesë të vetes “padiskutim “.
“Çdo pjesë e imja, trupi im, zëri im, zgjedhjet e mia, madje edhe gabimet e mia, të gjitha këto më bënë kjo që jam dhe më sollën këtu ku jam sot”, theksoi ajo.
Çifti festoi përvjetorin e parë të martesës në gusht duke shijuar një darkë romantike në një restorant luksoz në Santa Monica.



















