Alketa Vejsiu sot në shpirt ka dhimbje. Moderatorja e njohur ka humbur babain në moshën 68 vjecare. Ishte vëllai i saj, Endrit që e përcolli lajmin në rrjetet sociale. “Pusho i qetë shoku im më i mirë, të kam shpirt baba”, ka shkruar ai.
Alketa vetë nuk ka reaguar ende; duket nuk e ka gjetur forcën. Ajo shpesh ka treguar përmes Instastory-ve se i ati ka qenë duke u kuruar në Romë. Një betejë e vështirë, të cilën në fund, nuk arriti ta fitonte.
Moderatorja ka qenë mjaft e lidhur me të atin. Mesazhet e shkëmbyera prej tyre disa kohë më parë në rrjetet sociale ishte dëshmi fare e qartë e këtij fakti.
"Ti je yll i babit që ma zbukuron jetën çdo ditë!”- shkruante ai. “Uaa Babi im ka hapur Instagram? Baboo zemra ime”,-ishte përgjigja e Alketës. Prezantuesja ka zgjedhur gjithmonë të jetë e rezervuar përsa I përket familjes së saj. Ajo e ka deklaruar gjithmonë që nuk ka dëshirë që ta përdorë familjen si një kartë suksesi dhe ka zgjedhur të ruajë privacinë e tyre.



















