Reality show “Love Island” do të mbajë këtë të diel në televizionin Klan finalen e madhe. 4 çiftet finaliste të “Love Island” janë: Haris dhe Amadea, Arlind dhe Ueda, Aleksandros dhe Erida, Aishah dhe Everaldo.
Revista “Bordo” hapi një sondazh për lexuesit e saj për të mësuar se, sipas tyre, cili prej çiftëve do të triumfojë në këtë ‘reality show’ dhe do të rrëmbejë çmimin prej 50 mijë eurosh..
Dhe tashmë që sondazhi është mbyllur, çifti fitues sipas ndjekësve të “Bordo” është Haris dhe Amadea me 42% të votave, 33% të ndjekësve kanë votuar për Arlindin dhe Uedën, ndërkohë për Aleksandros dhe Eridën 15%, dhe 10% për Aishen dhe Everaldon.
-
VIDEO/ Olta Gixhari bën twerk në tavolinën e jurisë së DWTS!
4 Nëntor, 12:12
Na mbetet të presim finalen e madhe për të parë se cili prej tyre do të triumfojë vërtet në këtë ‘reality show’..
Ndërkohë kujtojmë që në gjysmëfinale u ndërpre rrugëtimi për Xhesikën dhe Denisin, të cilët u shprehën të lumtur për kaq kohë sa ishin pjesë e “Love Island”, duke theksuar se ata lidhjen e tyre të dashurisë do ta vazhdojnë jashtë vilës së dashurisë.



















