KreuCelebrity

Me një mesazh zemre, Alketa Vejsiu rrëfen porosinë e fundit të të atit: E kishe ëndërr të…

Me një mesazh zemre, Alketa Vejsiu rrëfen porosinë e fundit

Alketa Vejsiu reagoi ndaj vdekjes së të atit me një postim të gjatë e mjaft të ndjerë në Instagram. Mes atyre rreshtave, moderatorja përmblodhi përjetimet e saj si fëmijë përballë një babai që ishte aq krenar për të bijën, e që iu gjend gjithmonë pranë.

Postimi i plotë:

Ndarja me ty nga kjo jete, eshte trishtimi me i thelle qe me ke bere te provoj my Super Star Dad????

Edhe ndarjet tona kur ikje ne emigracionin e eger se duhet te punoje e te na ndihmoje te rriteshim, me dhimbje te thelle i perjetoja; por edhe pse futesha me koke nen batanije e qaja me ore, perseri me mbante te forte shpresa qe do te vinte nje telefonate , do te vinte nje pako me dhurata, do te vije te me takoje! Asnjehere nuk jemi perqafuar kur iknim nga njeri tjetri; edhe kur une u rrita, e ty ca thinja me shume te dolen... Ndarja per ne ishte e paperballueshme; na qante shpirti.

Sic ma le porosi te fundit; me muzike po te jap lamtumiren me te trishte o Zemer Bardhe! Sdo jem kurre me i njejti njeri se me ka ikur nje pjese e shpirtit me ikjen tende, me ka ikur nje pjese e zemres qe se zevendeson asgje dhe askush. Vetem tani mund te kuptoj cdo njeri qe ka kaluar ne kete rruge dhimbjeje dhe ka humbur babain, nenen apo dike te shtrenjte. Zemra ime ju ndjen te gjitheve????

E di qe e kishe enderr te kendonim kengen “Comme toi” serish ne “X Factor” bashke ; sja dolem dot! Por e kemi kujtimin me te bukur te jetes aty ne skene. Me Boren e Bardhe/ Tombe La Neige qe do sjelle dhe dimrin me te trishte te jetes sime.

Ti njeri artist me kaq shume talente asaj skene duhet ti perkisje; qe e mesove pianon dhe kitarren pa mesues dhe shkolle, dhe qe jeten e kishe kenge dhe buzeqeshje; ti qe celes soli kishe dashurine; me ke lene nje boshllik ne shpirt qe nuk do te mbushet kurre.

Gjithcka do te beja te dhuroja, te blija a te shtoja pak kohe jete. Kete se bera dot edhe pse luftuam te dy aq shume qe tja dilnim????Por besoj qe kam permbushur nje mision tjeter; Te te beja te lumtur dhe krenar❤️ E kisha motiv jete kete. Faleminderit ekipit te mjekeve dhe infermiereve tek “Spitali Katolik i Tiranes” / Zonja e Keshillit te Mire; bene te pamunduren keto muaj te fundit per ty; nuk do ti harroj kurre. Ndjej pafund pafund mirnjohje. Keni qene nje ekip i jashtezakonshem.

Shendet dhe Jete per Prinderit tuaj. Sa i keni gjalle; Bejini te Lumtur! Une bera gjithcka, gjithe jeten per kete! Tani sme mbetet gje tjeter pervecese ta mendoj veten si Vazhdim te Babait tim. Quhem Alketa Bardhyl Vejsiu!????

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF