KreuCelebrity

Detaje/ Edhe menaxheri i Ledri Vulës thotë se reperi dhe Sara janë ndarë!

Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi reperi mungoi gjatë premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, si fillim në Tiranë dhe më pas në Prishtinë.

Detaje/ Edhe menaxheri i Ledri Vulës thotë se reperi dhe Sara

Kjo ka bërë që të gjithë të vendosin në pikëpyetje marrëdhënien e tyre, pasi pjesëmarrja e Sara Hoxhës në këtë film ishte padyshim një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e saj. Pas pjesëmarrjes në “Dance With The Stars”, ku ajo u shpall fituese, ky ishte angazhimi i saj i parë në botën e artit dhe televizionit.

Së fundmi burime për “Prive”, thonë se Ledri dhe Sara i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Dhe një gjë e tillë është konfirmuar nga menaxheri i reperit, Faton Shoshi, i cili shprehet se çifti përjeton një krizë.

Detaje/ Edhe menaxheri i Ledri Vulës thotë se reperi dhe Sara

Po i njëjti burim shprehet se Ledri dhe Sara vijojnë të takohen rregullisht me njëri-tjetrin për hir të vajzës së tyre, por fatkeqësisht lidhja e tyre e dashurisë ka marrë fund.

Mbetet për t’u parë se kur çifti do të zgjedhi ta ndajë këtë lajm me fansat e tyre, të cilët janë shqetësuar jo pak së fundmi..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF