Dy banoret e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu dhe Edona James patën një debat të ashpër me njëra-tjetrën, ku nuk munguan as ofendimet. Situata degjeneroi shpejt, aq sa ne një moment, banore te tjere tentuan të ndërhyjnë për t`i ndarë.
Në një moment Edona i tha Vesës “nëse thua edhe një herë ta thyej kokën, ta thyej unë ty”. “Ti je paranojake, normal që nuk ke burrë”, i tha Edona. Ndërsa, Vesa iu kundërpërgjigj duke i thënë se Edona “është 37 vjece dhe ende është e pa martuar”.
Gjatë debatit Edona ka shpërthyer në lot pas deklaratës që Vesa bëri për familjen. “Shyqyr kam familje, jo si ti, unë kam edukim, jo si ti”, ishte deklarata e Vesës që e preku shumë Edonën. Pas kësaj kanë ndërhyrë edhe banorët e tjetër për të qetësuar dy vajzat.