KreuCelebrity

Rikthimi i Meg Ryan në ekran nuk pritet mirë nga fansat! Po pse?

Meg Ryan është duke u rikthyer në ekranin e madh pas një pauze tetëvjeçare me filmin e saj të ri, "What Happens Later". Megjithatë, fansat e saj jo vetëm që janë të emocionuar që e shohin përsëri në ekranin e madh, por edhe të shqetësuar për operacionin e saj të dukshëm plastik.

 

Rikthimi i Meg Ryan në ekran nuk pritet mirë nga fansat! Po pse?

Shumë prej tyre kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin dhe trishtimin e tyre për pamjen e ndryshuar. Një përdorues i Twitter-it shkroi: “Shkëlqyeshëm të shoh Meg Ryan në ekran, por do të doja që ajo të mos kishte bërë ndërhyrje në fytyrën e saj”. Një përdorues tha: “Riemërtojeni filmin…Çfarë ndodh me fytyrën e Meg Ryan”.

Fansat e aktores po shprehin dashurinë e tyre, duke ankuar për ndryshimet në pamjen e saj. “Unë e dua Meg Ryan, por çfarë ndodhi me fytyrën e saj? Ajo ishte kaq e bukur me sy të mëdhenj shprehës”, tha një tjetër fanse.

Pavarësisht aludimeve, vetë Ryan nuk ka pranuar të ketë kryer ndonjë operacion estetik. Megjithatë, kirurgu i famshëm i fytyrës Dr. Sam Rizk beson se ajo jo vetëm që iu nënshtrua operacionit, por gjithashtu ka marrë një procedurë të gabuar. “Meg ka përdorur procedura jo të mira”.

Rikthimi i Meg Ryan në ekran nuk pritet mirë nga fansat! Po pse?

Rizk mendon se buzët e Ryan janë me mbushës, duke i bërë ato të duken më të mëdha dhe të pabarabarta. Ai gjithashtu dyshon se në faqet e saj është injektuar mbushës, duke u dhënë atyre një pamje që nuk ishte më parë. Me faqet më të plota, sytë e saj duken më të vegjël.

Më herët Ryan ka folur për aludimet lidhur me ndryshimin e pamjes së saj. "Ka biseda më të rëndësishme se si duken gratë dhe si po plaken”, i tha ajo revistës Porter në 2015. "Unë e dua moshën time. Unë e dua jetën time tani...E dua personin që jam bërë, atë që unë kam evoluar”.

Ndërsa fansat mund të jenë të zhgënjyer nga pamja e ndryshuar e Ryan, është e rëndësishme që të kuptojnë se të gjithë kanë të drejtë të bëjnë atë që i bën të lumtur. Siç tha dhe vetë Ryan, ka biseda më të rëndësishme se si duken gratë dhe si po plaken..

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF