KreuCelebrity

Ekskluzive/ Andi Vrapi: Arbana, jo empatike; Luana qesh vetë me batutat e saj!

Ekskluzive/ Andi Vrapi: Arbana, jo empatike; Luana qesh vetë me batutat e

Gazetari Andi Vrapi i njohur për të qenët i drejtpëdrejtë u tregua tejet i gatshëm për të realizuar një intervistë me Bordo për kanalin tonë në youtube. Siç edhe pritej, Vrapi nuk i bëri bisht asnjë pyetje, qoftë kjo pikante ose jo. Ndër të tjera gazetari u pyet të jepte mendimin e tij rreth dy moderatoreve të njohura Arbana Osmani dhe Luana Vjollca, për të cilat Andi ka komplimentat dhe kritikat e tij në punën që ato bëjnë.

Ekskluzive/ Andi Vrapi: Arbana, jo empatike; Luana qesh vetë me batutat e

Sipas Andit, moderatorja ikonike e Big Brother e bën këtë punë më mirë se askush tjetër, ama nga ana tjetër ai thekson se Arbana është shumë e ftohtë dhe aspak empatike në situata të caktuara. Po ashtu programet game-shoë nuk i bën askush më mirë se Luana Vjollca sipas Vrapit, por duket se tek kjo e fundit Andi ka një kritikë për mënyrën si Luana qesh më shumë vetë me batutat e saj sesa qeshin të tjertë.

Pjesë nga intervista:

Ekskluzive/ Andi Vrapi: Arbana, jo empatike; Luana qesh vetë me batutat e

Atëherë nëse unë do të vazhdoj të të pyesja prap Luana apo Arbana?

Atëherë, unë mendoj që Arbana është një prezantuese që është shumë e formateve serioze, pra Festival Kombëtar, Kënga Magjike, formate që tërheqin një audiencë shumë të madhe dhe të gjitha llojeve të gjinive, profesioneve, moshave…Ndërkohë që Luana është më argëtuese, më ‘funny’ është e formateve më humoristike. Nuk do të doja që të zgjidhja midis këtyre të dyjave se duke qenë se janë dy formate shumë të ndryshme nuk kemi dhe njësi të barabarta krahasimi, kështu që mendoj që i kanë terrenet shumë të ndara. Unë mendoj që Luana nuk do e bënte kurrë aq mirë ‘Big Brother’ sa Arbana, ashtu sikurse mendoj që Arbana nuk do ta bënte dot ‘Shiko kush luan’, apo ndonjë format tjetër të Luanës më mirë se Luana. Politikisht korrekt jam mor Zot!

A ka ndonjë cilësi, tipar të tyre që nuk të pëlqen kaq shumë në moderim?

Në moderim thua?! Hëhëhë, sa i zgjuar jam, nuk është se pyete jashtë moderimit. Në moderim nuk ka një tipar që nuk më pëlqen, po nga Luana që qesh vetë me batuat e veta, dikush që bën humor nuk është nevoja që të qeshi vetë gjithë kohës për t’i bërë të tjerët të qeshin. Për Arbanën një gjë që nuk më pëlqen në moderim, ndonjëherë në situata që nuk duhet të jetë aq e ftohtë, mund të jetë pak më empatike me njerëzit. Ndërkohë për gjërat që i bëjnë shumë mirë në moderim besoj se ka shumë gjëra që janë shumë të dukshme, nuk është nevoja që unë t’i përmend se thonë pastaj po i bën furça.

Ndiqeni intervistën e plotë

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF