KreuCelebrity

20 milionë dollarë çdo vit; Kush do t'i marrë këto para pas vdekjes së Matthew Perry?

Lajmi për vdekjen e Matthew Perry tronditi jo vetëm familjarët, ish-kolegët e tij, por edhe gjithë fansat në mbarë botën.

20 milionë dollarë çdo vit; Kush do t'i marrë

Puna e tij në “Friends” dhe personazhi i tij Chandler Bing mbetet ikonik për fansat e shfaqjes edhe dy dekada pas episodit të fundit. Ndërkohë që të gjithë aktorët vazhduan me projekte të tjera shumë fitimprurëse, Perry ndoshta kurrë nuk fitoi aq shumë para për ndonjë rol sa ai te “Friends”.

Mësohet se Matthew Perry fiton 20 milionë dollarë nga pagesa të mbetura vjetore nga puna e tij në 'Friends'. Kjo ka bërë që shumë të pyesin se ku do të shkojnë pagesat e ardhshme tani ai ka vdekur.

Avokati Tre Lovell, dha një intervistë për New York Post dhe ka sqaruar se në rast se një aktor i serialit humb jetën, ka disa mënyra se si paratë mund të shpërndahen.

20 milionë dollarë çdo vit; Kush do t'i marrë

"Mund të ketë një të besuar, dhe paratë do të administrohen privatisht nga i besuari i tij. Mund të ketë një testament, që do të administrohej nën mbikëqyrjen e gjykatës së verifikimit. Në të kundërt, ekziston një kornizë ligjore, sipas listës së trashëgimtarëve”, shpjegoi Lovell për New York Post.

Duke patur parasysh faktin se Perry nuk ka grua apo fëmijë, dhe fakti që prindërit e tij janë ende gjallë, ka të ngjarë që paratë të ndahen midis prindërve të tij.

"Ata do ta ndajnë pasurinë e tij. Vëllezërit e motrat e tij do të ishin në radhë, pas prindërve. Megjithatë, duke qenë se të dy prindërit e tij jetojnë, janë ata që do ta marrin atë” .

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF