KreuBusull

Edukatorja dhunon barbarisht 3-vjeçaren në Tiranë (i thyen këmbën)!

Një vajzë 3-vjeçare është dhunuar brutalisht nga edukatorja në ambientet e një kopshti në Tiranë, ku nga dhuna e ushtruar fëmija ka pësuar thyerje të këmbëve.

Edukatorja dhunon barbarisht 3-vjeçaren në Tiranë (i thyen

Kjo ngjarje e rëndë është denoncuar në redaksinë e emisionit “Stop” nga nëna e vajzës, e cila pretendon se vajza e saj është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet, më 1 nëntor 2023.

Nga pamjet e transmetuara shihet se 3-vjeçarja ka përfunduar me të dyja këmbët në allçi. Fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike si pasojë e dhunës çnjerëzore të edukatores.

Edukatorja dhunon barbarisht 3-vjeçaren në Tiranë (i thyen

Ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe është tentuar të manipulohet. Pas denoncimit të nënës së vajzës që u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë, rasti po hetohet nga Komisariati Numër 1, nga shefi i krimeve Ylli Çako.

Ky i fundit ka sekuestruar pamjet filmike të kopshtit, ku dhuna është e qartë, por ai ende nuk ka vazhduar me procedurën për arrestimin e personit që kanë ushtruar dhunë ndaj të miturës.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF