Rrjeti i “Spitalit Amerikan” po zgjerohet edhe në Kosovë, duke patur mundësi t’u qëndrojë sa më pranë pacientëve. Pas spitalit të parë, për të gjithë pacientët ka hapur dyert “Spitali Amerikan 2”.
Pas kërkesave të shumta, ky spital tashmë është edhe më pranë pacientëve, duke ofruar shërbimet më të avancuara nga profesionistë të dalluar në fushën e mjekësisë.
Rrjeti i Spitaleve Amerikane sjell në Kosovë infrastrukturën më moderne me pajisjet më të avancuara, për t’u kujdesuar për shëndetin e një game të gjerë të pacientëve.
Ashtu sikurse “Spitali Amerikan 1” në Kosovë, edhe “Spitali Amerikan 2” në Kosovë, vazhdon me traditën elitare të shërbimeve të Spitaleve Amerikane.