KreuBusull

6 javë pas transplantit të zemrës së derrit; ndërron jetë 58-vjeçari!

Lawrence Faucette, 58 vjeç, personi i dytë në botë mori zemër derri të modifikuar gjenetikisht në një transplant, ka vdekur gjashtë javë pas procedurës eksperimentale.

6 javë pas transplantit të zemrës së derrit; ndërron

Lawrence Faucette, njeriu i dytë në botë të cilit iu transplantua një zemër derri e modifikuar gjenetikisht, ndërroi jetë gjashtë javë pas procedurës eksperimentale. Qendra Mjekësore e Universitetit të Maryland ku u krye operacioni, tha se zemra nisi të shfaqte shenja refuzimi në ditët e fundit.

“Dëshira e fundit e Faucette për ne ishte të bënim maksimumin e asaj që kemi mësuar nga përvoja, kështu që të tjerëve mund t’iu jepet një shans për një zemër të re kur organi njerëzor nuk mund të gjendet. Më pas ai i tha ekipit të mjekëve dhe infermierëve që u mblodhën pranë tij se na donte. Do të na mungojë tmerrësisht”, u shpreh dr. Bartley Griffith i cili kreu operacionin eksperimental.

6 javë pas transplantit të zemrës së derrit; ndërron

Faucette, 58, u pranua për herë të parë në UMMC më 14 shtator pasi përjetoi simptoma të dështimit të zemrës dhe iu nënshtrua transplantit eksperimental gjashtë ditë më vonë. Në javët që pasuan menjëherë transplantin, mjekët e tij raportuan se ai po bënte përparim të dukshëm, duke përfshirë pjesëmarrjen në terapi fizike dhe kalimin e kohës me familjen.

Një muaj pas operacionit të tij, mjekët besonin se zemra funksiononte në mënyrë të shkëlqyer dhe ia hoqën mjekimet që e ndihmonin. Mjekët e kishin trajtuar pacientin me një terapi antitrupash për të rezistuar ndaj sistemit imunitar në mënyrë që të mos refuzohej organi. 

6 javë pas transplantit të zemrës së derrit; ndërron

"Ne nuk kemi patur prova të infeksioneve dhe asnjë provë refuzimi tani," tha Griffith në atë kohë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF