Mësuesja Majlinda Palushi u godit këtë të mërkurë me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës së mesme "Hydajet Lezha" në qytetin e Lezhës.
Si fillim ajo mori trajtim në Spitalin Rajonal të Lezhës, por për shkak të gjendjes së saj të rëndur, mjekët kanë vendosur ta dërgojnë për mjekim më të specializuar te Trauma në Tiranë. Mësuesja ka marrë fraktura të shumta në trup dhe sipas informacioneve ka pësuar thyerje të krahut.
Nxënësi 16-vjeçar që goditi mësuesen është arrestuar nga policia. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Mësohet se shkak për këtë sjellje agresive, është bërë një frazë e përdorur nga mësuesja ku në fokus ishin mungesa e shumta që adoleshenti bënte në mësim. “Për shpirt të babait tënd e timit nuk të kaloj!”, mësohet t’i ketë thënë mësuese e matematikës së riut.