KreuCelebrity

“Duhet t’i kishte mbyllur gojën”; Timbaland i kërkon falje publike Britney!

Në librin e saj, Spears zbuloi se ajo mbeti shtatzënë ndërsa ishte ne lidhje me Timberlake. Britney tregoi se nuk ishte e sigurt për kryerjen e abortit dhe se nëse vendimi do t'i takonte vetëm asaj, ajo do ta kishte vazhduar shtatzëninë, por u bind nga Timberlake ta bënte pasi ky i fundit nuk donte të bëhej baba.

“Duhet t’i kishte mbyllur gojën”; Timbaland i kërkon

Së fundmi, producenti muzikor Timbaland lidhur me këtë rrëfim tha se Justin Timberlake duhet t’i kishte “mbyllur gojën” Britney Spears, por mesa duket pas kritikave është penduar dhe i ka kërkuar falje publike yllit të popit.

“Më vjen keq për të gjithë fansat e Britney, madje edhe për të”, tha producenti i hip-hopit në një lidhje live në TikTok, teksa më tej shtoi, “Ti ke një zë. Ti mund të thuash çfarë të duash. Kush jam unë që të të them çfarë të mos flasësh? Kam gabuar që e kam thënë këtë”, shtoi ai, duke theksuar se i respektonte gratë.  

“Duhet t’i kishte mbyllur gojën”; Timbaland i kërkon

Kujtojmë që duke iu referuar detajeve që Spears ndau për marrëdhënien e saj me Timberlake në kujtimet e saj, “Woman In me”, Timbaland tha se ishte tunduar të kontaktonte me Timberlake, “Doja t’i telefonoja dhe të thosha, ‘JT, duhet t’i mbyllsh gojën asaj që mos të flasë”.

Më tej ai shtoi se sipas tij këngëtarja po përpiqej të “bënte diçka për të tërhequr vëmendjen e njerëzve”. “E dini çfarë? Ne jetojmë në epokën e mediave sociale dhe … të gjithë duan të bëhen viralë”, tha ai. “E kuptoj sepse kjo është mënyra se si fitoni para, të bëheni viralë”.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF