KreuCelebrity

Kriminelët tentuan të rrëmbenin vajzën dhe ish-të dashurën e Neymar!

Sulmuesi i Brazilit dhe Al Hilal, Neymar, u frikësua të martën, më 7 nëntor, pasi shtëpia e Bruna Biancardi, nënës së vajzës së tij të porsalindur Maive, u pushtua dhe u grabit nga një bandë kriminale në Cotia, në shtetin e Sao Paulos.

Kriminelët tentuan të rrëmbenin vajzën dhe ish-të

Sipas gazetës R7, prindërit e saj ishin në vendngjarje në momentin e grabitjes dhe ishin të lidhur, por nuk u lënduan. Sipas Gardës Civile Komunale, njëri nga të dyshuarit në aksion, i cili tashmë është arrestuar, është banor i godinës ku ka shtëpinë familja Biancardi dhe ka lejuar të hyjnë kriminelët e tjerë.

Dy nga të dyshuarit ishin të armatosur dhe po kërkonin të rrëmbenin Bruna-n dhe Mavie-n, vajzën e sulmuesit Neymar. Të dyja nuk ishin në rezidencë në kohën e pushtimit. Fqinjët thirrën autoritetet pasi vunë re se diçka e çuditshme po ndodhte në shtëpi. Agjentët kanë rrethuar pronën dhe kanë arritur të arrestojnë një të dyshuar, i cili ishte banor i godinës. Të tjerët ikën me çanta luksoze, ora dhe stoli.

Kriminelët tentuan të rrëmbenin vajzën dhe ish-të

Vetë Neymar nuk ka bërë ende një deklaratë në rrjetet sociale për incidentin. Postimi i fundit i sulmuesit ishte një foto me vajzën e tij Mavie në Instagram në orët e para të mëngjesit të së martës, pikërisht në kohën kur ka ndodhur ngjarja. As Bruna Biancardi nuk ka postuar asgjë për atë që ka ndodhur.

Tags:

neymar

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF