KreuCelebrity

Luiz Ejlli për dhunimin e 3-vjeçares: Prindërit u japin jetën në dorë edukatoreve!

Luiz Ejlli për dhunimin e 3-vjeçares: Prindërit u japin

Ka shkaktuar indinjate te madhe raportimi i nje emisioni investigativ ku u treguan pamjet skandaloze brenda kopshtit privat “Stinët’ ku një edukatore rrihte një 3-vjeçare duke i thyer këmbën. Ishin prindërit e vogëlushes ata qe denoncuan rastin, ndërsa sot edukatorja është shoqëruar në polici.

Ministria e Arsimit e mbylli kopshtin ne fjale. Reagime te forta ka pasur edhe në rrjetet sociale ndërkohë që aktualisht me dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë, pas videoskandalit.

Luiz Ejlli për dhunimin e 3-vjeçares: Prindërit u japin

Ndër presonazhet e shumtë publik që kanë reaguar ka qenë edhe Luiz Ejlli i cili duke treguar dobësinë që ka për fëmijët i bën thirrje shtetit të marrë masa për njerëzit që vihen në këto pozicione.

Luiz Ejlli për dhunimin e 3-vjeçares: Prindërit u japin

“Ata prindër që lejnë fëmijët në kopësht, ata japin jetën e tyre në dorë të atyre edukatoreve. Lumturia është fëmija”, shprehet Luizit.

Rasti është denoncuar nga prindërit, të cilët kërkojnë të dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me fëmijën e tyre, të cilën e gjetën me këmbë të thyer, të mërkurën e 1 Nëntorit. Në rrëfimin e tyre për ‘Stop’, ata tregojnë se fillimisht u lajmëruan nga kopështi se vajza e tyre kishte lënduar këmbën dhe se diçka mund ta kishte pickuar.

Në fakt ky lëndim, sipas mjekëve nuk mund të ishte një pickim, por veçse një thyerje e shkallës së rëndë, e cila kishte nevojë për ndërhyrje. Nuk dihen rrethanat në të cilat 3-vjeçarja mund të ketë thyer këmbën, por në pamjet filmike të marra nga mjediset e kopshtit, shihet qartë ndërsa dhunohet nga edukatorja e saj. Përtej situatës së krijuar, dyshimet nga ekspertë të fushës hidhen se rasti në fjalë mund të jetë tentuar të mbulohet nga mjekësia ligjore, dhe nga Komisariati i Policisë Gjyqësore, të cilat nuk kanë vepruar siç e parashikon ligji për rastin në fjalë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF