Aktorja e njohur Katia Nikolaidou ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi i trishtë u dha nga vëllai i saj me anë të një postimi të ndjerë në rrjetin e tij social Instagram.
"Dashuria ime… motra ime.. gjaku im…luftëtarja ime!!! Sot e engjëjve... zgjodhe ditën që vajza ime udhëtoi drejt përjetësisë!!! Sot një tjetër engjëll do të jetë në parajsë...engjëlli im!!! Perdja ka rënë dashuria ime… por dritat do të qëndrojnë ndezur… ashtu si jeta jote që ishte plot dritë…
Engjëlli im motra ime nuk do të vendos sfond të zi… e bardhë e zymtë si gjithë jeta jote, dashuri deri në pafundësi!!!! Pusho motra ime, pusho vajza ime, luftëtarja ime!!! Nuk do të më largosh nga mendja asnjë minutë derisa të vijë koha për t'u takuar përsëri!!! Të dua, ëngjëlli im!!!".
Katia Nikolaidou ka lindur në vitin 1965 në Egaleo. Ajo u shfaq për herë të parë në një rol televiziv në vitin 1992 në serialin "Department of Morals" dhe pasuan shumë paraqitje në seriale televizive.
View this post on Instagram