KreuCelebrity

Datat më të këqija për këtë muaj, 11 dhe 13 nëntori, Meri Shehu tregon c`ndodh!

Datat më të këqija për këtë muaj, 11 dhe 13

E ftuar në “Wake Up”, astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin nëntor. Ajo ka paralajmëruar se datat 11 dhe 13 nëntor do jenë shumë të vështira për çdo shenjë dhe duhet të kenë kujdes të gjithë.

Datat më të këqija për këtë muaj, 11 dhe 13

“Në datën 11 deri në 13 janë ditët më të vështira të këtij muaj, sepse Marsi përballet me Uranin në Dem, Marsi është në Akrep dhe Urani në Dem. Kështu që datat më të vështira për shpërthime, konflikte, pasuri, përplasje janë nga 11 në 13.

Plus në datën 10 kemi dhe Hënë e re në Akrep  që edhe ajo merr pjesë në këto, por Hëna në Akrep nuk është në pozicion shumë të mirë, është e fuqishme, por është e lodhur sepse Akrepi i lodh Hënën, një shenjë shumë më e fortë sesa është Gaforrja. Hëna që udhëheq Gaforren është më delikate, më familjare, Akrepi është më shumë ambicioz, më zotërues, më karrierist, ka qëllime shumë të fuqishme, më luftarak, kështu që Hëna aty lodhet.

Nëse ne i kapërcejmë me qetësi besoj që kjo Afërdita në Peshore do na japë mundësi të mëdha të ecim përpara. Pas datës 13 do ketë një situatë më të qetë. Sa të futet Mërkuri në Shigjetar, edhe kjo data 20-24 këtu do përplaset me Saturnin në Peshk dhe disa projekte mund të na zhgënjejnë”, shprehet Meri Shehu.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF