Këngëtarja e njohur nga Kosova, Dua Lipa, eshte ne drejtimin e "duhur" për t’u bërë miliardere, e kjo për shkak të një ndryshimi të madh në karrierë, shkruan “The Sun”. 28-vjeçarja ka ndarë rrugët me kompaninë e deritashme të menaxhimit. Ylli i “Don’t Start Now” ka vendosur që edhe në karrierë të bashkëpunojë me te atin, Dukagjinin, që ka siguruar të drejtat e publikimit të projekteve të saj.
Te dy ata kanë krijuar një kompani të quajtur “Radical 22 Publishing Limited” për të ndihmuar në menaxhimine karrierës së Lipës, vetëm pak ditë pasi Dua njoftoi se ka shkëputur raportet me kompaninë menaxhuese “TaP”.
“Dua donte të merrte nën kontroll karrierën e saj dhe Dukagjini është i vendosur. Ai ka menduar se ajo po jepte përqindje të mëdha të fitimeve dhe pasi u bë menaxheri i saj më herët, vendosi që si hap i ardhshëm logjik, të bëhej dhe partner biznesi”, ka thënë një burim për “The Sun”. Sipas raporteve, ai tani ka prioritet kryesor karrierën dhe suksesin e të bijës. “Lëvizja ngjan me atë të Taylor Swiftit – një superyll që rishkruan “përrallën" dhe bën para vetë”, ka thënë burimi. “Deri në moshën 40-vjeçare, Dua mund të bëhet miliardere”.
Dua Lipa u përmend këtë javë krahas Harry Stylesit dhe Ed Sheeranit, si yjet britanike që bashkë kanë kontribuar në eksportin muzikor të Mbretërisë së Bashkuar, në një vlerë prej mbi 4 miliardë dollarësh më 2022. Marrëveshja e mëhershme e saj me “TaP” i siguronte 20 për qind të të ardhurave, por tani me ndihmën e të atit, ajo mund t`i rrisë ndjeshëm fitimet. Javën e shkuar u bë e ditur se “TaP” ka shitur të drejtat e autorit të artistes dhe i ka uruar asaj fat në të ardhmen. Këngëtarja pati nënshkruar marrëveshje me këtë kompani më 2013, kur arriti marrëveshjen me zyrtarin Ben Maëson që e kishte vënë re talentin e saj në një lokal në Londër. Nga shkurti i 2022-s, babanë e kishte menaxher.