Jennifer Lopez më në fund u lejoi ndjekësve një vështrim brenda mega-rezidencës së re prej 60 milionë dollarësh që ndan me bashkëshortin Ben Affleck. Artistja zbuloi disa pamje të brendshme teksa pozonte në korridorin e saj, kur po bëhej gati për eventin “LACMA Gucci” në Los Angeles.
Shtëpia,ë cilën ajo dhe Ben e blenë në maj të këtij viti, është e mbushur me sipërfaqe të bardha me nuanca argjendi dhe ari, shkruan DailyMail. Jennifer e bëri videon në kuzhinën e saj, e më pas ka pozuar në dhomën e saj të ndenjes dhe në oborrin e saj me pamje nga pishina e saj gjigande.
Çifti i fuqishëm i Hollivudit bleu shtëpinë në fillim të këtij viti dhe u shpërngulën këtë verë. Me ta jetojnë edhe binjakët adoleshentë të Lopezit, Max dhe Emme, të cilët ajo i ndan me ish-bashkëshortin Marc Anthony. Beni ka ndarë kujdestarinë me tre fëmijët e tij , Violet, Seraphina dhe Samuel që ndan me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, dhe ata shpesh janë gjithashtu në shtëpinë e re.
Shtëpia – e quajtur “Pasuria e Wallingford” ndodhet në një sipërfaqe prej 5 hektarësh dhe ka 12 dhoma gjumi dhe 24 banja, një garazh me 12 makina dhe parkim për 80 veta.