KreuBusull

E lindi në bodrum dhe e braktisi, nëna e foshnjës: Jam e pamartuar, familja s’e dinte që isha shtatzënë!

Një nënë e re, 30 vjeçe, lindi dhe braktisi foshnjën e saj në bodrumin e një pallati në Yzberisht. Mësohet se nëna e ka lindur foshnjën në divanin ku më pas është gjetur i braktisur.

E lindi në bodrum dhe e braktisi, nëna e foshnjës: Jam e

Disa orë pas ngjarjes, 30-vjeçarja është identifikuar dhe është shoqëruar në Polici, ku ka deklaruar se e ka braktisur foshnjën pasi nuk është e martuar dhe familja e saj nuk ka qenë në dijeni të shtatzënisë.

Fëmija u gjet nga policia pasi një banor i pallatit e ka dëgjuar duke qarë, dhe më pas është dërguar në spital, ku raportohet se gjendja e tij është tepër e rëndë.

Sipas informacioneve të mediave, foshnja ndodhet në intubim pasi ka probleme me oksigjenin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF