Majlinda Dehima, edukatorja e kopshtit “Stinët”, që dhunoi të miturën 3-vjeçare është shoqëruar në polici.
Kjo ngjarje e rëndë është denoncuar në redaksinë e emisionit “Stop” nga nëna e vajzës, e cila pretendon se vajza e saj është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet, më 1 nëntor 2023.
Nga pamjet e transmetuara shihet se 3-vjeçarja ka përfunduar me të dyja këmbët në allçi. Fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike si pasojë e dhunës çnjerëzore të edukatores.
Mësohet se ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë dhe- të manipulohet. Pas denoncimit të nënës së vajzës që u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë, rasti po hetohet nga Komisariati Numër 1, nga shefi i krimeve Ylli Çako.
-
Sara Hoxha mesazh për Luanën; përgjigjet moderatorja!
7 Nëntor, 09:18
Lidhur me këtë ngjarje është lajmëruar mbajtja e një proteste në orën 16:00 para godinës së kopshtit “Stinët” në rrugën Kushtrimi i Lirisë.