Programi “X Factor” pritet të nisë rrugëtimin e tij në muajin dhjetor në televizionin Klan. E teksa prej javësh puna për zbulimin e talenteve të reja ka nisur, tashmë produksioni ka nisur xhirimet e audicioneve.
Në mesin anëtarëve të jurisë së audicioneve është edhe këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Vesa Luma. Lajmi është dhënë nga faqja zyrtare e “X Factor” në Instagram, ku përkrah një fotoje të këngëtares shkruan,
-
Zyrtare/ Zbulohen 4 anëtarët e “X Factor Albania”!
8 Nëntor, 13:59
“Ka arritur të fitojë zemrën e muzikëdashësve të të gjitha gjeneratave me talentin dhe zërin e saj të veçantë por edhe me çiltërsinë që e karakterizon: Vesa Luma anëtare jurisë së audicionit të dytë të “X Factor Albania”❤️❌”, thuhet në postim.
View this post on Instagram
Kujtojmë që dje u zbuluan edhe 4 anëtarët zyrtarë të jurisë së “X Factor”, të cilët janë, këngëtarja Arilena Ara, moderatori Adi Krasta, këngëtari Young Zerka dhe Elhaida Dani, të cilët çdo javë do të japin vlerësimet e tyre profesionale për konkurrentët.