KreuArt

Jetësohet Nexhmije Pagarusha!

Jetësohet Nexhmije Pagarusha!

Artistja e mirënjohur, Nexhmije Pagarusha, do të jetësohet në një skulpturë të veçantë në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë në Malishevë. Kjo skulpturë e veçantë është realizuar nga skulptori i talentuar Agon Qosja.

Jetësohet Nexhmije Pagarusha!

Nga fotografitë e publikuara nga vetë skulptori, shihet portreti i artistes që ka dhënë një kontribut të madh në muzikën shqiptare. Nexhmije Pagarusha, një ikonë e muzikës shqiptare, njihet për këngët e saj si “Baresha”, ”Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”, “Dallëndyshe”, këngë të cilat publiku vazhdon t’i dëgjojë me shumë nostalgji.

Kjo skulpturë dedikuar Nexhmije Pagarushës do të jetë padyshim një ndër veprat më të rëndësishme artistike në Kosovë, veçanërisht në fushën e muzikës. Ky është një hap i madh në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare, veçanërisht në një vend ku skulpturat kryesisht janë të dedikuara ndaj burrave të shquar të historisë së Kosovës.

Jetësohet Nexhmije Pagarusha!

Kjo skulpturë pritet të bëhet një pikë referimi për turistët dhe për vendasit që do të kenë kënaqësinë të shohin këtë pamje të mrekullueshme të një artisteje të madhe.

Kjo dhuratë e bukur për kulturën shqiptare do të përurohet më datë 21 tetor në Pagarushë, Malishevë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF