KreuArt

“Tinkë, shumë po rrojmë”, Margarita Xhepa rrëfen bisedën me miken e saj: Po deshe ti ik..

Aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa ka dhënë së fundmi një intervistë në “Exclusive” në Top Channel, ku ndër të tjera ka treguar marrëdhënien e ngushtë që ka me kolegen Tinka Kurti.

“Tinkë, shumë po rrojmë”, Margarita Xhepa rrëfen

Aktorja rrëfeu një pjesë bisede mes tyre që kishte bërë me Tinka Kurtin gjatë festës së 90-vjetorit.

“Jemi shumë të afërta, shumë shoqe, bashkëpunojmë, në festivale. Unë dhe aktorja e mrekullueshme Tinka Kurti e kemi fillur artin në moshë shumë të re, kemi punuar një jetë të tërë, aty-aty jemi, ajo pak më e madhe se sa unë.

“Tinkë, shumë po rrojmë”, Margarita Xhepa rrëfen

I thashë Tinkë shumë po rrojmë, ‘Po tha, po deshe ti Margaritë ik kur të duash, por unë e kam marrë kadalë kadalë’. Ndoshta do të trokasë dera do të xhirojmë edhe ndonjë film tjetër”, tha Margarita Xhepa.

 

 

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF