KreuArt

Bordo sugjeron/ 5 tituj librash për muajin!

Bordo sugjeron/ 5 tituj librash për muajin!

Shihemi në gusht

Gabriel Garcia Marquez – 1500

E ulur pranë ujërave blu të lagunës, Ana sodit burrat në barin e hotelit. Ajo ka 27 vjet që është e martuar dhe e lumtur. E megjithatë, çdo gusht, ajo udhëton me traget këtu në ishullin ku është varrosur nëna e saj dhe për një natë gjen një dashnor të ri. Mbrëmjeve të zjarrta të Karaibeve, plot me salsa dhe bolero, Ana udhëton më tej çdo vit në brendësinë e dëshirës së saj dhe frikës së fshehur në zemrën e saj. Romani “Shihemi në gusht” është një meditim i thellë mbi lirinë, keqardhjen, vetëtransformimin, si dhe misteret e dashurisë.

Bordo sugjeron/ 5 tituj librash për muajin!

Hajdutja e parfumeve

Timothy Schaffert - 1 400 Lekë

Klementina ka dalë në pension në Paris dhe është shndërruar në një pikë referimi, për aromat ekzotike të parfumeve për zonjat e kabaresë së Madamë Bouletes. Jeta e saj është e ndarë me konsumatorët e pasur të Manhatanit dhe bordellot e Parisit, ku ka hapur një parfumeri me ekstraktet e preferuara për zonjat e kabareve. Në moshën 72-vjeçare, ajo beson se është e vjetër për të mashtruar, por mikesha e saj Zoe e rekruton për të vjedhur librin e recetave të parfumierit parisien Paskal, i cili është zhdukur pa asnjë gjurmë.

Bordo sugjeron/ 5 tituj librash për muajin!

Urrejtje

Ana Huang – 1500 lekë

I mahnitshëm dhe kryelartë, Xhosh Çeni nuk ka takuar kurrë një vajzë, që të mos ketë rënë pre e magjepsjes së tij, me përjashtim të Xhuls Ambrozës. Kokëkuqja e bukur, ia ka përpirë mendimet si asnjë vajzë tjetër. Por armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme dhe ai propozon një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa  rregulla të thjeshta. Pa xhelozi. Pa detyrime. Pa rënë në dashuri. Po sa më thellë e njeh, aq më shumë kupton se ata që janë urryer prej kaq kohësh, janë kaq ndryshe nga sa e kishin imagjinuar…

Bordo sugjeron/ 5 tituj librash për muajin!

Dikur apo tani?

Aulona Ilasllari – 1000 lekë

Rubi dhe Xhonatani do të marrin një vendim për t'u ndarë nga njëri-tjetri, ndonëse dashuria e tyre ishte vetë zjarri. Zënkat sa vinin e shtoheshin, duke tronditur çdo ditë e më shumë "kalanë" e tyre të dashurisë. Mes lotësh do të lënë njëri-tjetrin, me mendimin se çdo gjë tashmë mori fund. Një natë vjeshte, një takim i rastësishëm mes tyre, do të ndryshojë gjithë historinë. Aty ndihet se dashuria e tyre, është akoma e zjarrtë. E tashmja duket se do të ndikojë tek e ardhmja, edhe pse ata pa fuqi u dorëzuan para saj 2 vite më parë...!

Bordo sugjeron/ 5 tituj librash për muajin!

Ne jemi drita

nga Gerda Blees – 1000 lekë

Një natë vere, vdes Elisabeta, banorja më e vjetër e grupit “Tingull dhe Dashuri”. Tre bashkëbanorët e saj arrestohen: përpjekja e tyre për të ndaluar ushqyerjen dhe për të jetuar me dritë, ajër dhe dashuri duket se ka rezultuar fatale për Elisabetën. Nga idealistë të panjohur në një skaj fundor të shoqërisë, të tre bëhen papritur lajm kombëtar. Përmes syve të natës, fqinjëve, babait të njërës prej banoreve, shumë personazheve dhe entiteteve të tjera, ne shohim se si secili prej të përfshirëve ka një përgjigje për vdekjen e Elisabetës.

Bordo sugjeron/ 5 tituj librash për muajin!

Sekreti i Helenes

Lucinda Riley – 1500 lekë

Kanë kaluar mbi 20 vjet qëkur Helena, atëherë 15 vjeçe, kaloi një verë të paharrueshme në ishullin e Qipros. Pas një karriere si balerinë klasike, ajo tani jeton në Londër me bashkëshortin Uilliam dhe fëmijët dhe nuk i shkon në mend se kumbari i saj, pas vdekjes, i ka lënë si trashëgimi Pandorën, një shtëpi madhështore dhe e mrekullueshme, që ngrihet në kodrat qipriote. Helena nuk i bën dot ballë tundimit, për t'u kthyer në ishull me familjen, edhe pse e di se sekretet e shumta që ruan ai vend, janë si kuti

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF