KreuArt

United Dance Tirana 2024, workshop-i që bëri kryeqytetin të kërcejë!

United Dance Tirana 2024, workshop-i që bëri kryeqytetin të

Si adhurues i zbulimit dhe promovimit të talenteve të reja në kërcim, Ilir Shaqiri sapo ka realizuar një super projekt, ëorkshop në Tiranë që bëri bashkë dhjetëra talente baleti të cilët ushtruan pasionin e tyre në metropolin shqiptar. United Dance Tirana 2024, është një projekt nën drejtimin artistik të balerinit Ilir Shaqiri, në bashkëpunim me drejtoreshën e Shkollës së Baletit, Blerina Arbana si dhe Vincenzo Macario, një menaxher eventesh shumë i njohur në Itali.

United Dance Tirana 2024, workshop-i që bëri kryeqytetin të

United Dance Tirana 2024, workshop-i që bëri kryeqytetin të

United Dance Tirana 2024, workshop-i që bëri kryeqytetin të

Prej datës 27 korrik, për 7 ditë me radhë, nga mëngjesi deri në darkë kërcimtarë profesionistë nga Italia që kanë patur fatin të punojnë me balerinë me famë ndërkombëtare, si dhe balerinë shqiptarë dhanë seminar në ambientet e shkollës së Baletit, për t’u finalizuar më pas me një mbrëmje gala të një niveli shumë të lartë profesional në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

United Dance Tirana 2024, workshop-i që bëri kryeqytetin të

United Dance Tirana 2024, workshop-i që bëri kryeqytetin të

United Dance Tirana 2024, workshop-i që bëri kryeqytetin të

Mbrëmja gala përmbante 4 workshop përkatësisht nga; Ilir Shaqiri, Emily Maugeri, Eni Balla dhe Ensa Llaci.  I emocionuar për suksesin e radhës, Ilir Shaqiri u shpreh për Bordo se nëpërmjet këtij seminari mori një sodisfaksion shumë të madh personal duke qenë se Tirana u kthye për disa ditë me radhë në një skenë të madhe kërcimi nga balerinë shqiptarë e të huaj.

United Dance Tirana 2024, workshop-i që bëri kryeqytetin të

“Kënaqësi personale e imja ishte edhe realizimi i një videoklipi tek Piramida ku kërcyen 150 balerinë nga Gjermania, Malta, Italia, Shqipëria dhe gjithë diaspora shqiptare. Ishte kënaqësi e veçantë sepse dikur këto shtete na hapnin dyert e vendit të tyre duke na dhënë mundësinë që ne të krijonim një jetë në Europë dhe të rriteshim profesionalisht, ndërsa tani jemi në që i sjellim ata në Tiranë, jo vetëm për të përmirësuar vetveten në balet, por për të shijuar Tiranën jo vetëm si turist por edhe si performer në rrugë të ndryshme të Tiranës,”; tha Shaqiri për Bordo

United Dance Tirana 2024, workshop-i që bëri kryeqytetin të

Më pas ai zbuloi edhe projektin e radhës që do të jetë një talent-show në ekranin e Top Channel po në kuadër të zbulimit të talenteve të reja në kërcim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF