Libri me poezi të zgjedhura nga poeti dhe tekstshkruesi i mirënjohur Jorgo Papingji, përgatitur nga Ilir Çumani, tashmë është botuar dhe të gjithë kanë mundësinë ta bëjnë pjesë të bibliotekës së tyre.
Libri “Mes jush jetoj”, i cili vjen vetëm dy muaj pasi i madhi Jorgo Papingji u nda nga jeta, është një përmbledhje me krijimtarinë më të spikatur të poetit dhe autorit të shumë këngëve të interpretuara për 50 vite me radhë.
Në promovimin e organizuar për librin “Mes jush jetoj” këtë të hënë morën pjesë artistë, kolegë, bashkëpunëtorë e familjarë, me të cilët Papingji ndau rrugëtimin e tij jetësor.
Jorgo Papingji u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas një krijimtari të pasur e vyer në poezi e tekste këngësh.