KreuArt

KADARE! Timo Flloko thur vargje drithëruese për ikjen e kolosit!

KADARE! Timo Flloko thur vargje drithëruese për ikjen e kolosit!

Aktori i mirënjohur Timo Flloko ka thurur vargje të ndjera për ikjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe Isamil Kadare. Vargje me të cilat aktori shpreh dhimbjen dhe boshllëkun e pashoq që ka lënë pas largimi i shkrimtarit.

KADARE! Timo Flloko thur vargje drithëruese për ikjen e kolosit!

Ismail Kadare humbi jetën mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Të shumta ishin homazhet që u organizuar në nder të figurës së tij. Ndër të tjera 2 dhe 3 korriku u shpallën dy ditë zie.

Të shumta kanë qenë postimet dhe deklaratat që janë bërë në media dhe në rrjetet sociale nga personalitete të njohur, por padyshim këto vargje të aktorit Timo Flloko janë të veçanta e drithëruese, ndaj nuk duhen lënë pa lexuar.. (jo vetëm kaq por jemi të bindur që do t’i riktheheni më shumë se një herë..)

 

E piva kafen e helmët pa ty, këtë mëngjes,

Dhembjen, fillikat, me kë ta ndaja,

Chateau Juvenilja tek e shoh më ngjan,

Më shkretëtirë se Saharaja...

 

Ike heshtjes si gjigant, i menduar,

(Bëre vallë pakt të fshehtë me ikjen?!)

Le bosh pas vetes, në mijëra zemra,

Zbrazëti pa skaj, apokaliptike...

 

(Pse vijnë gjenitë dhe ikin nga kjo botë..?!)

 Ikja jote është shtegtim qiellor,

Vdekjen s'mund as ta imagjinoj dot!

 

Mortin s'mund ta marr as me mend..

Një zog erdh' a m'u faneps

Fluturimin ndali, u ul në vendin tënd,

 

(Të ish hij' e Nobelit ai udhëhumbës,

Me pendesën në vete, një gjasë aq e rrallë,

U nis por mbërriti vonë, nga erërat që frynin,

Korb u bë nga mërzia, se s'të gjeti gjallë...)

 

U përmenda në fund, humbes në atë bosh,

Hodha sytë në qiell, përtej, të e panjohura,

Me pafundësinë u shkri, atje përjetshëm,

Shpirti yt shteg'tar që kapërcen kohërat.

KADARE! Timo Flloko thur vargje drithëruese për ikjen e kolosit!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF