KreuArt

Premiera e “Pikë uji” një sukses! Nga sot në të gjitha kinematë!

Premiera e “Pikë uji” një sukses! Nga sot në të

“PIKË UJI”, filmi me metrazh të gjatë i regjisorit të njohur shqiptar, Robert Budina u shfaq për herë të parë më 12 shtator në orën 19:00, në kinema Milenium. Në premierë ishin emra të njohur të botës së artit dhe medias, të cilët ishin të parët që patën mundësi të shihnin filmin e realizuar me mjeshtëri nga regjisori Budina dhe kasti i mrekullueshëm i aktorëve.

Premiera e “Pikë uji” një sukses! Nga sot në të

Përshtypjet e pjesëmarrësve në premierë ishin nga më të mira. Ata e cilësuan filmin si një nga më të mirët e realizuar kohët e fundit, shumë prej tyre u shprehën se i kishte marrë malli të shihnin një film shqiptar kaq të arrirë.

Premiera e “Pikë uji” një sukses! Nga sot në të

Pas premierës së mbrëmshme, filmi “Pikë uji”, i cili pritet të korri sukses, do të vazhdojë të shfaqet në Tiranë dhe në të gjitha kinematë e Shqipërisë. Më pas filmi do të vazhdojë të shfaqet në kinematë e Ballkanit, Spanjës, Italisë, Austrisë dhe Gjermanisë.

Premiera e “Pikë uji” një sukses! Nga sot në të

Nuk është thjeshtë një thriller i ngjizur nga fantazia e një artisti, por është një histori dramatike që na sfidon të përballemi me thelbin e problematikës së shoqërisë që po jetojmë. Aida, personazhi kryesor, një funksionare e rëndësishme në bashkinë e qytetit, përpiqet me çdo mënyrë të gjejë një rrugëdalje nga korridoret e errëta të pushtetit ku është ngërthyer, për të mbrojtur djalin e saj Markun, nga krimi që ai akuzohet se ka kryer, përdhunimi i një të miture. Çfarë mund të bëjë një nënë për të mbrojtur fëmijën e saj pavarësisht përmasave të krimit të kryer, fajit, paragjykimeve e gjykimeve? Si përballet ajo me sistemin e inkriminuar, për të cilin ajo vetë ka kontribuar për ta kthyer në një monstër që nuk kursen askënd? A mund të bëhet një nënë avokati i djallit, kur ky i fundit është djali i saj?

Premiera e “Pikë uji” një sukses! Nga sot në të

Gjatë rrugës për të ngjitur sa më lart shkallët e pushtetit, ajo ka sakrifikuar gjithçka, por kur fillon tatëpjeta ajo do të njohë fuqinë e së keqes, shantazhit, korrupsionit, urrejtjes… Do të shohë se gjithçka do t’i shkatërrohet para syve brenda pak çasteve: nderi, dinjiteti, dashuria dhe në fund edhe biri i saj i vetëm, Marku… Pavarësisht dëshmive dhe fakteve kokëforta, me instinktin e nënës ajo beson dhe këmbëngul deri në fund, se i biri nuk e ka kryer krimin. Në këtë betejë, zyrtarja e korruptuar kalon një proces metamorfoze që bëhet i dukshëm kur shfaqet personazhi dramatik i jetës së saj, Beni, i cili do të jetë prokurori i çështjes gjyqësore që do të japë dënimin e djalit të saj.

Premiera e “Pikë uji” një sukses! Nga sot në të

Robert Budina ka mbledhur një kast të mrekullueshëm aktorësh që sjellin në jetë karaktere të ndërlikuara dhe plot emocion. Gresa Pallaska, një nga aktoret më të dashura për publikun mbarëshqiptar, interpreton rolin e Aidës, ndërsa Arben Bajraktaraj, aktor shqiptar me famë botërore që jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij teatral dhe filmik në Paris, luan rolin e Ilirit. Adem Karaga, një aktor shqiptar shumëdimensional nga Maqedonia e Veriut, interpreton Elvisin, ndërsa Gerhard Koloneci, një aktor që ka filluar të luajë role të rëndësishme në kinemanë italiane, luan rolin e Benit.

Premiera e “Pikë uji” një sukses! Nga sot në të

Në film interpretojnë gjithashtu Kodjana Keco, një aktore shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj artistik në New York, e cila ka sjellë një rol tronditës në këtë film, dhe talentet e reja natyrale si Paolo Iancu, i cili jeton në Bukuresht dhe ka filluar të luajë role në kinemanë dhe teatrin rumun, gjithashtu Henri Topi, një i ri nga Pogradeci që premton të jetë një nga zbulimet aktoriale shqiptare në të ardhmen.

Robert Budina, një regjisor dhe producent i njohur, i është përkushtuar botës së filmit pas mbarimit të studimeve për regji teatri. Në karrierën e tij, ai ka shkruar dhe vënë në skenë shumë pjesë teatrale, por në kinema, ai është njohur për trajtimin e tij të veçantë psikologjik të individit shqiptar, duke eksploruar sfidat që përjeton ky individ në një realitet social-politik që është në tranzicion të vazhdueshëm.

 

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF