Shfaqja “Krimi është vetëm i imi”, me regji të Driada Dervishit, do të mbahet në Tiranë më 12 dhe 13 tetor në orën 20:00, në sallën e madhe të Universitetit të Arteve.
“Krimi është vetëm i imi” është një komedi plot të fshehta dhe do të vihet në skenë nga një kast prej 11 aktorësh, emra të njohur në artin shqiptar.
Duke filluar nga Linda Jarani Olta Daku, Neritan Licaj, Rudina Dembacaj, Jozef Shiroka, Pjerin Vlashi, Romir Zalla e deri te Merita Smaja, Nikolin Ferketa, Fritz Selmani me pjesëmarrjen e veçantë të Besnik Çinari.
Kujtojmë që “Krimi është vetëm i imi”, me autorë George Berr dhe Louis Verneil, vjen në Tiranë pas suksesit që pati në Shkodër.