Italia sjell magjinë e saj në Shqipëri!
Nga 1 deri më 8 qershor, në disa prej qyteteve më të rëndësishme të vendit, do të zhvillohet Java Kulturore Italiane, një festë e pasur me muzikë, art, modë, film dhe performanca live. Nga koncertet simfonike dhe shfaqjet teatrale, te ekspozitat e artistëve të njohur dhe performanca speciale e Ermal Metës në Butrint, kjo javë do të jetë një udhëtim i paharrueshëm në thellësinë e kulturës italiane.
Një javë e mbushur me art, muzikë, modë, film dhe arkitekturë nga zemra e kulturës italiane vjen për publikun shqiptar në kuadër të Javës Kulturore Italiane.
2 Qershor
Durrës | Ora 19:00 | Amfiteatri i Durrësit
Koncert i Orkestrës Rinore “Magna Grecia”
Talente të rinj nga rajoni i Pulias sjellin një performancë të jashtëzakonshme simfonike në skenën historike të Durrësit.
Tiranë | Ora 18:00 | Coin
Fashion Chat me stilistë të rinj
Moda si identitet kulturor dhe rrëfim i brezave të rinj – një bashkëbisedim frymëzues për të ardhmen e dizajnit italian.
Vlorë | Ora 20:00 | Lungomare
Koncert nga “Neri per caso”
Grup vokal i famshëm italian rikthen emocionet e muzikës italiane me rastin e 30-vjetorit të fitores në Sanremo.
Tiranë | Ora 19:30 | Liceu Artistik “Jordan Misja”
Koncert nga duo Lucio Matarazzo & Giovanni Masi
Një histori muzike dhe mentorimi që transformohet në bashkëpunim artistik me ndjeshmëri dhe virtuozitet.
4 Qershor
Berat | Ora 18:30 | Qendra Kulturore “Margarita Tutulani”
Koncert jazz “Aperitivo Italiano”
Trio-ja sjell elegancën e muzikës pop dhe soul italiane në një performancë të veçantë.
Tiranë | Ora 15:00 | Univ. Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Ligjëratë nga Prof. Gabrielle Lelli
Tema: “Arkitektura italiane bashkëkohore” – reflektime mbi ndikimin urban e kulturor të dizajnit italian.
Tiranë | Ora 19:00 | Galeria “Gocat”
Ekspozitë nga Fabrizio Bellomo – “Abito Mari”
Një vështrim i thellë mbi lidhjet mes Italisë së jugut dhe Shqipërisë përmes artit bashkëkohor.
-
"Buqeta e Qershorit", del numri i ri i revistës BORDO!
2 Qershor, 10:20
5 Qershor
Tiranë | Ora 19:00 | COD
Ekspozitë e Enzo Cucchi – “I soli di tutte le terre”
Një retrospektivë unike nga një prej emrave më të mëdhenj të Transavangardës italiane.
Gjirokastër | Ora 19:00 | Teatri “Zihni Sako”
Shfaqje teatrale “Onora tuo padre”
Një bashkëpunim skenik Shqipëri-Itali mbi marrëdhëniet familjare dhe trashëgiminë kulturore.
6 Qershor
Tiranë | Ora 20:00 | ArTurbina
“Faust” nga Davide Iodice
Një lexim bashkëkohor i tragjedisë klasike me aktorë shqiptarë dhe muzikë nga Lino Cannavacciuolo.
Tiranë | Ora 20:00 | TKOBAP
Koncert simfonik “I suoni di un viaggio”
Pianisti Giovanni Bertolazzi dhe dirigjenti Andrea Solinas në një mbrëmje me vepra nga Puccini, Verdi, Çajkovski.
Gjirokastër | Ora 19:00 | Kinema e qytetit
Film: “Mia” – Regjia: Riccardo Bona
Historia e jetës së Mia Martini, zërit të madh të muzikës italiane.
Vlorë | Ora 19:00 | Kinema “Vlora”
Film: “Carosello Carosone” – Regjia: Lucio Pellegrini
Një rrëfim i ndjerë dhe nostalgjik mbi historinë e muzikës italiane.
7 Qershor
Butrint | Ora 20:00 | Teatri Antik
Ermal Meta – Koncert “Live 2025”
Një mbrëmje e paharrueshme në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë ku historia takon muzikën moderne.
8 Qershor
Tiranë | Ora 17:00 | Pazari i Ri
Eventi “Ngjyrat e Italisë”
Festë në natyrë me ushqim, muzikë live, lojëra, traditë dhe art – për të gjithë familjen.
Vlorë | Ora 19:00 | Kinema “Vlora”
Film: “Tutto il mio folle amore” – Regjia: Gabriele Salvatores
Një rrëfim prekës për dashurinë prindërore dhe sfidat e përjashtimit.



















