Ermal Meta nis turneun e tij veror me një koncert të jashtëzakonshëm në zemër të historisë shqiptare, në Teatrin Antik të Butrintit, një nga mrekullitë më të çmuara të Mesdheut dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Turneu “Live 2025” starton më 7 qershor, aty ku guri antik takohet me emocionin bashkëkohor. Në këtë natë të veçantë, artisti do të ndërthurë muzikën me rrëfimet personale, duke krijuar një atmosferë intime dhe të paharrueshme për publikun.
-
Bukuroshja nga Tajlanda shpallet “Miss World 2025”!
2 Qershor, 12:50
Në skenë do të jetë i shoqëruar nga pianisti dhe bashkautor Davide Antonio Pio, si dhe nga një trio elegante me instrumente harkorë, që do të shtojnë thellësinë emocionale të performancës.
Ky event është pjesë e Javës Kulturore Italiane dhe synon të sjellë një mbrëmje që nuk do të harrohet lehtë, aty ku historia, muzika dhe ndjesitë bëhen një.
-
"Buqeta e Qershorit", del numri i ri i revistës BORDO!
2 Qershor, 10:20



















