Majlinda Kelmendi mori medaljen e artë në Lojërat Europiane në ‘Minsk’.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) transmetoi drejtpërdrejt momentin kur judistja shqiptare ngriti flamurin e Kosovës.
Majlinda Kelmendi mposhti në finale kampionen ruse Natalia Kuziutina.
Kjo do të jetë medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Evropiane, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt i kampiones së Evropës.



















