KreuCelebrity

Njihuni me biznesmenin seksi, protagonist i ‘Love Story’ në Tv Klan!

Nëse ti që po lexon këtë lajm je një vajzë në kërkim të shpirtit binjak, në kërkim të emocioneve dhe ndjenjave që do të mernin një tjetër dimension duke u shfaqur në një program televiziv, ky shkrim është për ty.

‘Love Story’, ‘reality-show’ që do të krijojë një standart elitar në realizimin e këtij zhaneri në ekranet shqiptare, sapo na njohu me protagonistin që është në kërkim të protagonistes së zemrës së tij.

 

Pak çaste më parë, regjisorja Vera Grabocka publikoi spotin prezantues duke na njohur kështu për herë të parë me Princin Modern, që do të jetë kryefjalë e dëshurave të vajzave pjesëmarrëse për javët e muajt në vijim.

 

 

Audicionet e “Love Story” presin te gjitha vajzat ne kerkim te dashurise ne serialin me te ri te @rtvklan Apliko ne www.tvklan.al/lovestory ose paraqitu ne Tv Klan: Diten e enjte ora 15.00 ( dt 24 shtator) Diten e hene ora 15.00 ( 28 shtator) Diten e Marte ora 15.00 ( 29 shtator) Princin e kemi gjetur! Tani presim shpirtin e tij binjak! Paçi Fat!

A post shared by Vera Grabocka (@veragrabocka) on

Ai quhet Saimir, është 33 vjeç dhe prej vitesh jeta e tij është e ndarë mes Tiranës dhe Berlinit, nga ku menaxhon bizneset e tij. I tonifikuar, shtatlartë, shikim mprehës e linja të theksuara në portret, Sajmiri duket se plotëson të gjitha kriteret e mashkullit perfekt.

Nuk e dimë ç’karakter e natyrë ka Saimiri, ama paraqitja fizike dhe ajo ç’ka pamë në këtë video, na bëri mjaftueshëm kuriozë për të ndjekur historinë e dashurisë që do të lindë mes tij dhe vajzës fatlume…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF