Arbenita shtatzënë, mësohet gjinia e bebit!

Arbenita dhe Fero i befasuan të gjithë me vendimin për të lidhur kurorë ( duken kaq të vegjël). Por ndërkohë u mësua se modelja është shtatzanë, cka e justifikoi këtë nxitim. “Iconstyle.al” siguroi një foto nga ceremonia e kurorëzimit të çiftit, ku Arbenita shihej me fustanin e kuq të puthitur pas trupit e ku barku i rrumbullakosur dukej mjaft qartë.

Ndërkohë “Prive.al” ka mësuar nga burime pranë çiftit se dyshja do të bëhen prindër të një vajze. Kritikave për martesën në moshë kaq të re, ajo I dha njëpërgjigje shpotitëse.

“Dikush nuk u shkollua fare, por u bë milioner në moshën 21 vjeçare. Dikush u martua 20 vjeç, por u divorcua 5 vite më vonë. Dikush u martua në moshë 33-vjeçare dhe gjeti dashurinë e përjetshme. Njerëz të ndryshëm, probleme të ndryshme e histori të ndryshme. S’je vonë, s’je herët, je në kohë!”, ishte komenti i saj.

Previous ArticleNext Article