“Hipokritët pështyjnë në pjatën që i ka ushqyer”, e motra i del në mbrojtje Christiano Ronaldos!

Christiano Ronaldo u la në stol në ndeshjen e Portugalisë ndaj Zvicrës, dhe kjo ngjalli indinjatën e motrës së tij.Nëpërmjet një postimi të fortë, një ditë pas ndeshjes, Elma Aveiro ka shkruar: “Forca Portugali. Ai qëndroi në stol. Ne fituam dhe tani të mendojmë për ndeshjen tjetër.

Unë i kërkoj vetëm 1% të njerëzve të mjerë dhe hipokritë që të mos flasin keq. Më duket jo mirë që i pështyjnë në pjatën që i ka ushqyer dhe më e keqja është që flasin këta idiotë.”

Pjesë e tifozëve të Portugalisë, ishte edhe partnerja e Cristianos, Georgina Rodríguez, e cila ka bërë një postim në Instagram. Ajo u shpreh e revoltuar duke thënë se është turp që nuk e shijuan lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave, referuar CR7, i cili u bë pjesë e lojës në minutën e 75. “Urime, Portugali. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, të gjitha kamerat u drejtuan nga ju. Sa turp që nuk shijuam lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave. Fansat nuk reshtin së kërkuari për ty dhe duke bërtitur emrin tënd”, ka shkruar Georgina.

Kombëtarja portugeze arriti sidoqoftë një fitore të thellë ndaj Zvicrës me rezultatin 6-1, duke prere kështu një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Botës.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article