Pique ka tradhtuar Shakirën më shumë se 50 herë!

Pasi Gerard Pique dhe Shakira arritën një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve, disa muaj pas ndarjes së tyre, kanë dalë në dritë informacione të fundit që nuk e lënë mirë futbollistin. Sipas paparacit Jordi Martin, katalanasi ka pasur disa pabesi të supozuara gjatë marrëdhënies së tij me Shakirën.

“Ai ka mashtruar jo vetëm me Clara Chia-n, por shumë herë. Më shumë se 50. Shakira tani po zbulon gjithçka”, pohoi ai. Ajo bombë nuk është e vetmja, por paparaci ka zbuluar të gjitha detajet për disa nga këto pabesi të supozuara: “Një ishte në vitin 2012, dhe në 2016 me ish-partneren e tij Nuria Tomas, dhe]dy vjet më parë me një vajzë në një klub nate në Barcelonë…”.

Pas ndarjes, Gerard Pique ruan një lidhje me Clara Chia-n ndërsa Shakira ka qenë e lidhur me disa meshkuj, diçka që këngëtarja kolumbiane është kujdesur ta mohojë. “Në respekt për fëmijët e mi dhe momentin e delikat që po kalojnë, kërkoj nga mediat të ndalojnë spekulimet”, tha ajo. “Unë nuk kam partner dhe asnjë iluzion tjetër përveçse t’i përkushtohem tërësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre”.

Konkretisht, çështja e fëmijëve ka qenë një nga çështjet më të komplikuara në ndarje. Më në fund, Shakira do të marrë Sashën dhe Milanin me vete për të jetuar në Miami, megjithëse Pique do t’i jepet mundësia t’i shohë dhe të kalojë kohë me ta.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article