22.5 C
Tirana
E premte, 2 Qershor, 2023
spot_imgspot_img

Në 27-vjetorin e lindjes, Sara Hoxha zbulon për çfarë është më shumë krenare!

Trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha feston sot 27-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar ajo ka zgjedhur që të bëjë një postim në rrjetin e saj social Instagram, duke zbuluar se gjeja që e bën më shumë krenare në jetën e saj është fakti që është bërë nënë.

“Nga të gjithë gjërat që mund të kem bërë në jetë, mami Sara më bën më shumë krenare? 27 vjeç dhe me zemrën plot”, ka shkruar ajo përkrah fotografisë ku shihet me dy djemtë e saj, teksa është duke festuar në këtë 27-vjetor. Sara është nënë edhe e një vajze e cila erdhi në jetë pak muaj më parë. Ajo dhe Ledioni e pagëzuan të voglën e  tyre me një emër shumë të veçantë, Rüya Roe.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

Të shumta kanë qenë urimet për Sara Hoxhën në postimin që ajo ka ndarë me ndjekësit, nga miq, kolegë dhe të afërm. Një urim të ndjerë Sara e ka marrë edhe nga motra e saj e vogël Redia, e cila përkrah një video me të ka shkuar, “Gëzuar ditëlindjen, motra dhe shoqja më e mirë“.

Kujtojmë që Sara Hoxha ka nisur të angazhohet si producente që vitin e kaluar në “Big Brother VIP” dhe vijon edhe në këtë edicion të dytë. Ajo ishte gjithashtu producente e “Dance With The Stars”. Në një intervistë të dhënë më herët Sara u shpreh e lumtur për eksperiencat e deritanishme pasi të dyja formatet që ajo ka drejtuar kanë rezultuar mëse të suksesshme./bordo.al

 

 

 

easy dinner ideas

te ngjashme

Te fundit